Ronaldos iu tërhoq vërejtja pas stërvitjeve të tepërta

Futboll 16 Shkurt 2019 20:59

Cristiano Ronaldo është pesë herë fitues i “Topit të Artë”, me një CV jashtëzakonisht të pasur, derisa ka luajtur për skuadra si Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Juventusi.

Mirëpo, tani është kuptuar se atij iu tërhoq vërejtja gjatë kohës kur ishte te Sportingu, transmeton Insporti.

Ronaldo është produkt i akademisë së famshme të klubit portugez.

CR7 punoi jashtëzakonisht shumë për të arritur deri këtu, duke treguar vullnet dhe vendosmëri të paparë gjatë procesit.

Tonito, i cili ishte lojtar i Sportingut kur Ronaldo kishte filluar të bënte bujë, tha për “Gazzetta dello Sport”: “Cristiano ishte vetëm një fëmijë, por ishte pikërisht si ky burrë që është shëndrruar sot: modest, ambicioz, i vendosur dhe profesional përtej çdo kufiri.

“Gjatë stërvitjeve, ai do të shkëlqente në mesin e veteranëve, derisa unë i thoja: ‘Mos u mundo shumë…’

“Por unë duhej të prisja një orë në fushën stërvitore, sepse ai asnjëherë nuk dëshironte të largohej.

“Më duhej të kërcisja në dritaren e palestrës për t’i thënë: ‘Eja, Cris, është koha të ndalosh – po bëhet vonë!”

Këto përpjekje i kanë shërbyer mirë Ronaldos, pasi ai tani konsiderohet si një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohëve. /Insporti.com/