Ronaldos nuk i ndahen telashet as në Madeira – pëson ankth

Futboll 16 Mars 2020 09:41

Cristiano Ronaldo ndodhet i izoluar në vendlindje pas rasteve me Coronavirus te futbollistët e Serisë A, veçanërisht pas daljes pozitiv të Ruganit, por edhe në Madeira nuk e lënë rehat forcat natyrore.

Mësohet se në këtë ishull janë regjistruar lëkundje të forta sizmike, në orën 10:00, me epiqendër 49 km larg kryeqëndrës Funchal.

Forca e lëkundjeve ka qenë me magnitudë 3.5 ballë, por nuk janë shkaktuar dëme, veçse frikë nga dridhjet e tokës.

Në këto ditë të emergjencës së Coronavirusit, CR7 ndodhet në Madeira për t’i qëndruar pranë nënës së tij, që pësoi goditje në tru më 3 mars.

Gjendja e Maria Dolores është në përmirësim të vazhdueshëm, sikurse njoftojnë mediet luzitane, e së shpejt do të dalë në spitali.

Ronaldo me shokë do të jenë të lirë edhe për shume ditë, pasi kampionatet janë shtyre deri në prill.

 

-->