Rooney pëson lëndim horror, thyen hundën (VIDEO)
Futboll
29 Korrik 2018
22:01

Wayne Rooney ka debutuar ditën e djeshme në kampionatin amerikan të futbollit MLS me ekipin e DC United.
Ish-sulmuesi i Manchester United mbajti njëkohësisht në krah edhe shiritin e kapitenit, duke arritur të shënojë dhe një gol.
Por përveç kësaj ish-sulmuesi i United pësoi dhe një dëmtim të rëndë në këtë takim të parë, pasi në një dyluftim gjatë lojës theu hundën, duke e detyruar të bëjë 5 qepje për të ndaluar gjakderdhjen.
Vetë Rooney e ka ndarë këtë eksperiencë me një status pas ndeshjes duke bërë një përmbledhje të shkurtër të asaj çfarë ndodhi në fushën e blertë.