Rosberg: Një kampionat i reduktuar e favorizon këtë shofer

Formula 1 05 Prill 2020 19:46

Ish-kampioni i botës në Formula 1, shoferi gjerman Nico Rosberg, ka folur situatën e krijuar në këtë sport për shkak të koronavirusit.

Deri më tani botërori nuk ka nisur ende dhe e ardhmja është ende në dilemë.

Gjasat janë që të zhvillohet një botëror i reduktuar në 14-16 gara nga 21 që ishin planifikuar. Sipas Rosberg, një kampionat i reduktuar është një mundësi e mirë për Max Verstappen me Red Bull të shpallet kampion bote.

“Në një kampionat me pak gara Max mund të jetë një kampion bote. Në këtë sport fati është një faktor i rëndësishëm dhe Red Bull ka shumë shanse të rivalizojë me Hamilton dhe Mercedes. Është shofer që mund të vërë në krizë Lewis, që kërkon të barazojë rekordet e Schumacher”, tha Rosberg.

-->