Rosi dëshiron me titull të mbyll karrierën në 2021

Motosport 25 Prill 2020 23:52

Kampioni i shtatëfisht i botës në Moto GP, 41 vjeçari Valentino Rosi, ende nuk planifikon të shkojë në pension. Italiani dëshiron që të mbyll karrierën në mënyrë më të mirë, në garë për titull.

“Jam në një situatë të vështirë, sepse siç kam thënë, opsioni imi parë është të provoj dhe të vazhdoj, sepse kam motivim dhe dua të vazhdoj. Por, është e rëndësishme të kuptojmë nivelin e garave, sepse sidomos në pjesën e dytë të vitit të kaluar, ne vuajtëm shumë disa herë, dhe unë isha i ngadalshëm dhe nuk mund të luftoja për pesë pozitat e para.

Mendoj se duhet të vendosi para fillimit të këtij sezoni, pasi në rastin më të mirë mund të garojmë në pjesën e dytë të sezonit”, ka thënë ndër të tjerash Valentino Rosi.

Piloti i Jamaha-s ka marrëveshje deri në vitin 2021 dhe shpreson që të njëjtën do të plotësojë deri në fund. Pastaj së bashku më më të afërmit e tij, do të sjell vendimin rreth karrierës së tij.

-->