Rossi e injoroi Marquezin, nuk ia zgjati dorën (VIDEO)

Moto GP 07 Shtator 2018 13:29

Valentino Rossi nuk ka harruar të bëmat e Marc Marquez në pistë dhe vazhdon të mos e falë.

Piloti spanjoll tha se ai do të dëshironte që t’i lë anash problemet, por nuk ka paqe mes Rossit e Marquezit.

Marc, në televizionin italian TV8, në prani të Rossit, tha: “Unë do të doja të bëja paqe me Rossin, nuk kam asnjë problem me të”, dhe ia zgjati dorën, por që nuk mori përgjigje nga italiani.

Kurse Rossi, shtoi: “Nuk e di pse duhet të bëj paqe me të, sepse ne nuk kemi asnjë problem, mirë jemi kështu”. /Insporti.com/

-->