Rossi i frikohet fatit të Schumacherit, vazhdon kontratën

Moto GP 16 Mars 2018 10:24

Valentino Rossi ka vazhduar kontratën me ekipin e Yamahas në Moto GP deri më 2020. Rossi në përfundim të kësaj kontrate do të jetë 41 vjeçar, por duket se dëshiron të vazhdojë në botën e shpejtësisë ekstreme dhe nëse i ka mundësitë, të ndjekë edhe titullin e 10-të të kampionit të botës në motoçiklizëm. Një prej ngasësve më të mirë në histori, ka dhënë një arsye të çuditshme për vazhdimin e kontratës, duke bërë një krahasim me Michael Schimacherin, vozitësin më të trofeshëm të Formula 1, i cili është në gjendje kome tash e sa vjet, si pasojë e një aksidenti në skijim.

 Mu nevojitën vite kohë për të vendosur. Dola në përfundimin se dua të vazhdoj të garoj, sepse dua të jem ende një ngasës në ‘MotoGP’, është ajo që më mundëson të ndihem mirë. Kam parë shumë sportistë që janë tërhequr kur kanë qenë në formë të mirë si Shumacher, Bayliss ose Biaggi. Schumacher dhe Bayliss më pas janë kthyer dhe unë nuk dua që të më ndodhë kjo, të tërhiqem kur und ende mund të garoj dhe më pas të kthehem:, përfundoi Rossi.

Sezoni 2018 në Moto GP fillon këtë fundjave me garën për Shpërblimin e Madh të Katarit që zhvillohet në shtegun në Losail.

-->