Rossi kërkon podiumin

Moto GP 30 Maj 2018 21:04

Gara e radhës në Botërorin e Moto GP do të zhvillohet në pistën italiane të Mugello, ndaj kjo sfidë është e veçantë për pilotin Valentino Rossi, që kërkon suksesin e parë sezonal, të cilin synon ta arrijë para tifozëve të tij. Pas podiumit 10 ditë më parë në La Mansh, italiani i Yamaha kërkon një fitore në Mugello: “Ky podium në La Mansh më ka karikuar dhe jam më i qetë para sfidës së radhës në Mugello”, thotë Rossi.

“Unë jam optimist për garën e radhës në Mugello, garoj para fansave të mi dhe nuk dua t’i zhgënjej. Gjatë testeve nuk ishim shumë të shpejtë këtu, por kemi mundësi që përgjatë gjithë fundjavës të punojmë për të ndërtuar një motor të shpejtë dhe fitues. Duhet ta përmirësojmë motorin tonë për këtë garë, në mënyrë që të marrim më të mirën prej tij dhe të synojmë fitoren”, deklaroi piloti italian Valentino Rossi.

 

-->