Rossi përgatit surprizën

Moto GP 10 Prill 2019 18:15

Të dielën zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Amerikës në Moto GP në pistën e Austinit dhe piloti italian Valentino Rossi synon të ngjitet sërish në podium, ashtu si një vit më parë. “Këtu jam renditur një herë i tretë dhe më pas i dyti. Shpresoj që këtë herë të jetë momenti i duhur për t’u renditur i pari”, u shpresh Rossi.

Veterani i Moto GP i rendit i dyti dy javë më parë në Argjentinë dhe po kalon një moment të mirë. “Ai podium ishte i rëndësishëm për  gjithë skuadrën, pas një pritje të gjatë për motorin Yamaha.  E dimë që Austin është një pistë e komplikuar, e vështirë dhe shumë teknike, por mua më pëlqen shumë dhe këtu kam dalë mirë”, tha Rossi.

“Kjo është një pistë ku ndihem mirë, përshtatem shpejt dhe jam ngjitur në podium, por pa fituar. Shpresoj që kjo gjë të ndodhë këtë vit, pasi do të jetë një surprizë për të gjithë. Duhet të përsërisim ato që kemi bërë deri më tani: Të punojmë fort e garojmë mirë”, ka shtuar Rossi.