Roy Hodgson konteston penalltinë që nxori Salah (VIDEO)

Futboll 21 Gusht 2018 09:30

Pas fitores së Liverpoolit si mysafir i Crystal Palaceit, trajneri i ekipi londinez, veterani Roy Hodgson ka qenë i ashpër në deklaratën pas ndeshjes.

Hodgson ka thënë se ekipi i tij e ka merituar së paku një pikë në taë ndeshje, nëse jo edhe fitoren, por pikët “iu morën” ekipit të tij.

Më pas gazetari i bëri pyetje direkte për penalltinë, që iu akordua në fund të pjesës së parë pasi Mo Slaha u rrëzua, penallti nga e cila James Milner shënoi.

Gazetari pyeti Hodgsonin “A mendoni se Salah rrëzohet tepër lehtë”, kurse Hodgson, i iki përgjigjes direkte, megjithatë tha se “nuk ka qenë penallti.

Shikoni dhe një herë videon dhe binduni.

-->