Rrahja e gjyqtarit Fatmir Tahiri, hapet procedurë disiplinore ndaj klubit kosovar

Futboll 02 Dhjetor 2020 22:38

Dhuna në futbollin kosovar assesi të ndalet. Në ndeshjen e Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku ka shpërthyer “dajaku”.

Pas ndeshjes është rrahur keq gjyqtari Fatmir Tahiri nga ana e kryesisë së Vitisë dhe shtabi teknik i këtij ekipi.

Policia e Kosovës e ka arrestuar pas ndeshjes trajnerin e Vitisë, Milaim Zuzaku derisa në një video të siguruar nga “Zeri.info”, Zuzaku shihet duke u arrestuar.

Komisioni Disiplinor i FFK-së pas kësaj ngjarje ka hapur procedurë disiplinore ndaj klubit të Vitisë si dhe dy zyrtarëve të klubit në fjalë.

Njoftimi i plotë:

“KF VITIA; nga Vitia në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me date 29.11.2020 në stadiumin “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare; (mos ndërmarrja e masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë në pajtim me aktet normative). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore (në mungesë të raportit plotësues të klubit); I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport shtesë nga klubi futbollistik VITIA nga Vitia – personi për siguri i klubit për atë ndeshje, lidhur me rastin. Afati datë 03.12.2020.

ARBEN SAHITI; zyrtar i klubit të futbollit; VITIA nga Vitia me numër të ID kartelës; 019252M81 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për sulm fizik në gjyqtarët e takimit në ndeshjen e javës së; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; VITIA – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes rreth mesit të fushës sulmon gjyqtaret me ç`rast iu shkakton lëndime trupore, për çka edhe iu është dashur ndihma mjekësore). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 (në mungesë të deklaratës plotësuese vetanake) PEZULLOHET pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Arben Sahiti lidhur me rastin. Afati datë 03.12,2020.

AFET DALOSHI; drejtor sportive në klubin e futbollit VITIA nga Vitia me numër personal; 1004586502 , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për sulm fizik në gjyqtaret e takimit në ndeshjen e javës së ; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi; B; VITIA – 2 KORRIKU , e zhvilluar me datë; 29.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes rreth mesit të fushës kishte sulmuar asistentin e dytë të ndeshjes Fisnik Rama, pastaj edhe atë të parin Fatmir Abrashi). Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore (në mungesë të deklaratës vetanake) I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit deri në vendimin përfundimtar (kompletimin e lëndës). Kërkohet deklarata plotësues nga drejtori sportiv në pezullim Afet Dalloshi lidhur me rastin. Afati datë 03.12.2020”.

Ndryshe, 2 Korriku e fitoi këtë ndeshje me rezultat 1:2. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 13-të në Ligën e Parë (Grupi B).

2 Korriku me këtë fitore ndodhet në pozitën e shtatë me 17 pikë të mbledhura kurse Vitia ndodhet e treta me 20 sosh.

-->