Rrahja në kombëtaren angleze

Nations League 18 Janar 2020 11:58

Joe Gomez ishte pyetur nga federata angleze, nëse donte ta raportonte bashkëlojtarin e tij Rahem Sterling në polici. Kjo kishte ndodhur pas përplasjes në kampin stërvitor “St Georges Park”, nëntorin e kaluar.

Gomez kishte pësuar një gërvishje poshtë syrit të djathtë, pas përplasjes me sulmuesin e Manchester City-it.

Ngjarja kishte ndodhur pas fitores së Liverpoolit 3-1 ndaj Manchester City-it në Premier Ligë.

Gomez kishte refuzuar përfshirjen e policisë në rast dhe kishte pranuar kërkimfaljen e bashkëlojtarit brenda pak orësh.  Pas incidentit, Sterling nuk ishte ftuar në ndeshjen që Anglia kishte luajtur ndaj Malit të Zi në Wembley. /Insporti.com/

-->