Rrahmani dhe Kumbulla nga minuta e parë ndaj Cagliarit

Kombëtarja 20 Qershor 2020 21:33

Serie A sot ka rifilluar pas pauzës tre mujore për shkak të pandemisë “Covid19”. Hellas Verona është nikoqire e Cagliarit në kuadër të xhiros së 26-të, shkruan Insporti.com.

Në skuadrën e Veronës janë dy futbollistët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla.

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Rrahmani së bashku me reprezentuesin e Shqipërisë, Kumbullën gjatë gjithë kampionatit kanë qenë futbollistët kyç të skuadrës italiane, e cila është në kërkim të Ligës së Evropës.

Që të dy edhe sonte janë nga minuta e parë në formacionin bazë të trajnerit kroat Ivan Juric.

Ndeshja do të fillojë në orën 21:45.

Verona renditet në pozitën e nëntë me 35 pikë, ndërsa mysafirët në të 12-tën me 32 pikë.

Vlen të theksojmë se Rrahmani tashmë ka nënshkruar me Napolin, ndërsa Kumbulla sipas medieve italiane është shumë afër transferimit në Inter.

Ndeshja e parë që sot u zhvillua ishte ndërmjet Torinës dhe Parmës, e cila përfundoi baras me rezultat 1:1. Në këtë ndeshje mbrojtësi shqiptar, Kastriot Dërmaku nuk zhvilloi asnjë minutë për Parmën.

Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet të cilat nuk janë zhvilluar gjatë kalendarit të rregullt, pra nga java e ardhshme do të zhvillohet xhiroja e 27-të./Insporti.com/

-->