Rrahmani, i gatshëm për Napolin

Kombëtarja 15 Shkurt 2020 20:21

Kapitenit të Kosovës nuk i bën përshtypje që është transferimi më i shtrenjtë dhe më i madh që ka arritur një lojtar nga Kosova.

Por, ai thotë se më e rëndësishme se vlera është karriera, transmeton KTV.

“Në Kosovë vazhdojnë të shkruajnë se transferimi im në Napoli ishte më i shtrenjti në histori të futbollit të Kosovës. Unë nuk mendoj për këtë, pasi jam lojtar i Hellas Veronës deri në qershor dhe jam krenar që e vesh këtë fanellë me të cilën dëshiroj ta përfundoj një sezon të mirë”, ka thënë Rrahmani për mediumet në Itali.

Rrahmani 25-vjeçar në afatin kalimtar të janarit, nënshkroi kontratë me Napolin dhe kësaj skuadre do t’i bashkohet pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai është huazuar te Hellas Verona, së cilës iu bashkua nga Dinamo e Zagrebit.

Këtë edicion, mbrojtësi kosovar në të gjitha garat ka zhvilluar 24 ndeshje.

-->