Rrahmani i pa zëvendësueshëm, nga minuta e parë kundër Bolognës

Kombëtarja 17 Janar 2022 17:27

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani do të jetë nga minuta e parë kundër Bolognës. Rrahamni tashmë është shndërruar ndër futbollistët kryesorë të trajnerit italian, Luciano Spalleti, shkruan Insporti.com.

Trajneri Spalleti ka publikuar formacionin për ndeshjen me Bolognën dhe emri i Rrahmanit është ndër të parët.

Napoli do të jetë mysafirë i Bolognës në kuadër të Seria A.

Skuadra napolitane renditet në pozitën e tretë me 43 pikë të grumbulluara.

Ndeshja është e vlefshmë për xhiron e 22 dhe fillon nga ora 18:30. /Insporti.com/

Image

-->