Rrahmani, lojtarit të Maltës: “Më fal, por na duhen tri pikët”

Nations League 12 Tetor 2018 15:50

Një ditë pas fitores kundër Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri”, lojtarët e Kombëtares së Kosovës vazhdojnë të jenë aktiv në rrjetet sociale.

Amir Rrahmani, qendërmbrojtësi i “Dardanëve”, bëri paraqitje fantastike në fitoren 3-1 të Kosovës, së bashku me Fidan Alitin e Skënderbeut – duke mos lënë shumë hapësira për kundërshtarët.

E më së miri këtë e tregon edhe foto e postuar nga Amiri në Facebook, në një duel me lojtarin kundërshtar – ai ka shkruar: “Më fal, por na duhen tri pikët”.

Rrahmani dhe Aliti pritet të kenë më shumë punë të dielën kundër Ishujve Faroe pasi nuk do të luajnë në krahun e majtë as Paqarada dhe as Kololli, realizues i dy golave mbrëmë – që të dy të dëmtuar.

Kosovës do t’i mungojë edhe Hekuran Kryeziu, pasi u ndëshkua me karton të verdhë mbrëmë. /Insporti.com/