Rrahmani ndeshje për t’u harruar, Gjimshiti vlerësohet me këtë notë

Kombëtarja 21 Shkurt 2021 20:11

Atalanta i ka shkaktuar një tjetër humbje Napolit në kuadër të kampionatit elitar italian, Serie A.

Në ndeshjen e zhvilluar në Bergamo, Atalanta ishte nikoqire e Napolit sonte.

Këtë ndeshje e fituan vendasit me rezultat 4:2.

Zapata (’52), Gosens (’64), Muriel (’71) dhe Romero (’79) i shënuan golat për Atalantën, kurse për vendasit realizuan Zielinski (’58) dhe autogoli i Gosens (’76).

Amir Rrahmani luajti 90 minuta në këtë ndeshje, por u vlerësua dobët nga “WhoScored” me notën 5.8.

Më i miri sonte ishte Zapata me notën 8.2, ndërkaq Berat Gjimshiti mori notën 6.8.

Pas 23 javësh, Atalanta ngritet në vendin e katërt me 43 pikë, kurse Napoli bie në vendin e shtatë me 40 sosh.

Image

-->