Rrahmani – Romagnoli, momenti i konfrontimit në ndeshje

Kombëtarja 15 Shtator 2019 23:28

Milani ka triumfuar përballë Veronës në “Marc’Antonio Bentegodi” me rezultat 0:1.

Në minutën e 68’, nga pika e bardhë e penalltisë shënoi sulmuesi, Krzysztof Piatek, për të zhbllokuar rezultatin.

Penalltia u fitua me ndihmën e VAR, lojtarët vendas assesi nuk u pajtuan me vendimin e gjyqtarit, pasi topi i ra në dorë mbrojtësit Koray Gunter, pasi preku trupin e lojtarit.

Sido që të jetë, teksa lojtarët protestonin te gjyqtari, Gianluca Manganiello, në një moment mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, pati disa fjalë me kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli, por lojtarët nuk lejuan të ndodhë diçka më shumë dhe gjithçka kaloi qetë.

Shikojeni momentin në videon më poshtë: