Rrahmani: Shpresojmë që ndeshja ndaj Maqedonisë të zhvillohet me tifozë

Kombëtarja 20 Maj 2020 11:23

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shpreson që ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut të luhet me tifozë.

Ky takim ishte paraparë që të luhet në mars po për shkak të pandemisë koronavirus është shtyrë.

Me pas u vendos që të luhet në qershor por u shty sërish, shkaku i gjendjes pandemike dhe u vendos që të luhet në tetor ose nëntor.

“Mezi e kemi pritur momentin për të luajtur ndeshje të rëndësishme. Kemi qenë të gatshëm edhe për mars, edhe për qeshor, shpresojmë që në tetor apo nëntor kurdo që të luhet të zhvillohet me tifozë”, deklaroi Amir Rrahmani për Radio Televizionin e Kosovës.

-->