Rrahmani sonte debuton me Veronan – formacionet zyrtare

Kombëtarja 25 Gusht 2019 20:33

Amir Rrahmani do të startojë në ndeshjen e parë të Veronës në Serie A që zhvillohet sonte kundër Bolognas.

Mbrojtësi i Kosovës u transferua këtë sezon nga Dinamo e Zagrebit për në Itali dhe pritet që të debutojë për skuadrën e tij të re.

Rrahamani do ta këtë përballë një skuadër të nivelit të Veronës, atë të Bolognas.

Ky është një lajm pozitiv edhe për Kosovën, pasi që skuadra kombëtare ka nevojë për lojtarë që kanë minuta për dy ndeshjet e radhës kundër Republikës se Çekisë dhe Anglisë.

Takimi zhvillohet me fillim nga ora 20:45.