Rrahmani te Napoli, kjo është vlera e transferimit të tij  

Futboll 14 Janar 2020 13:06

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është shumë afër zyrtarizimit si futbollist i Napolit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se mbrojtësi i Hellas Veronës do të transferohet te gjiganti italian për 12 milionë euro.

Rrahmani do ta kalojë pjesën e mbetur të këtij edicioni te Hellas Verona, e më pas do të kalojë te Napoli.

Në kontratë është e përfshirë edhe klauzola që i shton dy milionë euro shtesë Veronas në rast të kualifikimit të Napolit në Ligën e Kampionëve.

Bëhet e ditur se sot do të kompletohen detajet e fundit në kontratë dhe se nesër lojtari do t’i kryejë testet mjekësore.

Ky do të jetë hapi më i madh në karrierën e Rrahmanit.

-->