Rrëfehet Arbër Zeneli: Ka pasur interesim nga Chelsea, ja pse nuk u transferova

Futboll 20 Prill 2020 23:53

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli ka folur për interesimin që Chelsea kishte shprehur për të. Mesfushori me tipare sulmuese aktivizohet në Francë te Stade de Reims, duke iu kthyer rishtazi fushave pasi disa muaj më parë pësoi një lëndim të rëndë në gju, duke këputur ligamentin.

Ndalesa e futbollit prej pandemisë është në favor të Zenelit që është rikuperuar dhe gati për të dhënë kontributin e tij për ekipi francez dhe Kosovën. Në një prononcim për Telegrafin, Zeneli zbulon se ka pasur interesim nga Chelsea, por jo ofertë zyrtare.

“Ka pasur interesim të madh nga Chelsea dhe kjo gjë më bënte mua krenar. Chelsea u interesua shumë, por në fund nuk erdhi ajo oferta zyrtare që priste Heerenveeni dhe unë dhe kësisoj iu bashkova Reimsit.

Ka pasur raportime për interesimin e Ajaxit, por ofertë zyrtare jo. Nëse do të më kërkonte Ajaxit do të nisesha në këmbë për në Amsterdam”, u shpreh Zeneli.

-->