Rrëfehet Federeri: Më janë dashur disa javë për të kaluar këtë moment

Tenis 20 Nëntor 2019 17:08

Roger Federer e ka mbyllur vitin 2019 në vendin e tretë të renditjes botërore. Fitorja e fundit e zviceranit këtë vit është ajo ndaj Novak Djokovic, në finalet e ATP Championship, në Londër.

Për Federerun kjo ndeshje ka qenë e veçantë, deri diku e “frikshme”, pasi përballej me serbin për herë të parë që pas finales së humbur në Wimbledon.

Pra, një rikthim në të shkuarën, por që u mbyll me sukses për zviceranin.

“Nuk ishte e lehtë të përballesha dhe të fitoja ndaj Djokovic, sidomos pas asaj humbje në Wimbledon. E pranoj, që më janë dashur disa ditë, madje disa javë për të kaluar zhgënjimin e asaj humbje në finale”.

“Unë dhashë maksimumin, bëra një ndeshje të mirë, por humba. Kjo përballje e radhës me Djokovic ishte ndryshe, por reagova mirë dhe fitova më meritë. Kjo do të ma bëjë më të lehtë përballjen me të në të ardhmen”, tha Federer.

-->