Rrëfehet Hazardi: Të veshësh fanellën e Ronaldos nuk është e lehtë

Futboll 29 Tetor 2019 11:29

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard ka thënë se është vështirë të luash në fanellën me numër 7.

Belgu iu bashkua Realit nga Chelsea gjatë afatit veror, por ende nuk ka treguar kualitetet e tij.

Ai tha se është e vështirë të luash me këtë fanellë pasi para tij ka luajtur Cristiano, i cili është historik.

“Të veshësh këtë fanellë pas Cristianos nuk është e lehtë, pasi është historik”, deklaroi ai.

Hazard foli gjithashtu edhe për synimin e “Los Blancos”, gjatë këtij sezoni, por beson që mund të fitojnë trofe.

“Do të bëjmë më të mirën, duhet të fitojmë trofe. E di që Liga e Kampionëve është e rëndësishme. Jam këtu për ta fituar, ka rëndësi për të gjithë dhe unë përfshihem. Jam në klubin me të mirë në botë dhe shpresoj të bëj më të mirën”, përfundoi ai.

Reali nesër do të luajë në La Liga kundër Leganesit, ndeshje që zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.

-->