Rrëfehet Sharapova, “janë thënë shumë gënjeshtra për mua”

Tenis 03 Tetor 2018 11:12

Maria Sharapova ka pasur lidhje të ndryshme gjatë karrierës së saj si teniste, si me yllin e NBA-së, Sascha Vujacic, tenistin bullgar Grigor Dimitrov apo biznemesin miliarder, Alexander Gilkes.

Por, pavarësisht këtyre lidhjeve, për tenisten ruse përparësi ka pasur sporti dhe nuk ka menduar ende seriozisht për faktin që të ndërtojë një familje.

Madje Sharapova ka deklaruar se thashethemi më i madh me të cilin është përballur ndonjëherë në karrierën e saj është se ajo ka mbetur shtatzënë.

Kur kam lexuar se jam shtatzënë kam qeshur me të madhe. Mendoj se mbetet lajmi më i gënjeshtërt që kanë shkruar për mua. Nuk e kam pritur kurrë që absurditeti të shkonte deri këtu”, tha Sharapova.

Unë kam shumë fansat, disa prej tyre edhe e kanë bërë tatuazh fytyrën apo emrin tim, ndaj i quaj pak të “çmendur” për këtë veprim. Por nuk do t’i zhgënjeja apo gënjeja kurrë për të vërtetat e mia, i kam respektuar gjithnjë”, tha më tej tenistja ruse.