Rrëfimi ekskluziv i Rrahman Haradinit / Aksionari më i madh, blerja e aksioneve të Afrim Muçiqit dhe nënshkrimet për Gramoz Vokrrin

Futboll 27 Mars 2022 18:52

Rrahman Haradini në dy vitet e fundit ka qenë aktiv dhe i përfshirë direkt në klubin e Prishtinës, ku është edhe ndër aksionarët më të fuqishëm së bashku me Remzi Ejupin. Haradini në një intervistë ekskluzive për Insajderin ka deklaruar se ai është aksionari më i madh në klub dhe jo presidenti aktual Remzi Ejupi. 

FC Prishtina tash e disa vite është në gjendje jo të mirë financiare edhe pse vitin e kaluar në aspektin e futbollit fituan titullin pas tetë viteve mungesë së trofeut më të çmueshëm në elitën e futbollit tonë. 

Problemi financiar në këtë vit është faktor kyç edhe në sezonin e dobët që është duke e bërë skuadra bardh e kaltër. 

Ditë më parë, në disa paraqitje televizive donatori më i madh dhe presidenti, Remzi Ejupi deklaronte se është tërhequr nga pozita e presidentit dhe se Rrahman Haradini në dy vitet e fundit ka qenë kryesori në klub. 

Megjithatë, Haradini thotë se ai (Ejupi) vetëm ka deklaruar ashtu sepse kuvendi i klubit nuk është mbajtur që një kohë të gjatë. Në këtë intervistë, Haradini flet edhe për mos verfikimin e nënshkrimeve të delegatëve të klubit për kandidatin Gramoz Vokrri, nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Ai po ashtu thotë se ka blerë aksionet e Afrim Muçiqit. Sipas tij ai ka blerë aksionet nga personi i autorizuar i Muçiqit dhe se ekzistojnë edhe transaksionet bankare që e dëshmojnë një gjë të tillë. 

Nënshkrimet– Mos akordimi i duhur në mes Rrahman Haradinit dhe Remzi Ejupit bëri që nënshkrimet për Gramoz Vokrrin të mos çertifikohen nga Komisioni i FFK-së. 

Remzi Ejupi ka dërguar si delegatë Rrahman Haradinin dhe Fikret Maçaqestena, ndërsa Haradini ka dërguar vetën dhe drejtorin e klubit Artan Osmani. 

Ndërsa sipas FFK-së, delegatë legjitim nga Kuvendi i fundit i klubit janë Bajram Gashi dhe Fikret Maçastena. Kështu nënshkrimet e Prishtinës iu hoqën kandidatures së Gramoz Vokrrit për të parin e FFK-së.

“Jo nuk ka ndodhur gabim te Prishtina por ata vetëm kanë dashur me gjetë një pretekst, d.m.th për me ia refuzu, qysh po thojnë edhe të tjerët edhe nëse i kish dorëzuar 30 nënshkrime, njëjtë do t’ia kishin bërë. Nënshkrimet janë valide të Prishtinës. Emaili që ka shkuar prej klubit është para se FFK të shpallë datën e Kuvendit për kryetar të ri”.

Kuvendi – Haradini e kërkon me çdo kusht mbajtjen e Kuvendit të klubit në mënyrë që të klubi të dal nga kriza financiare. Po ashtu, Haradini thotë se me mbajtjen e këtij Kuvendi, do të dihet se kush sa ka investuar në klub në mënyrë që investimet të përkthehen në aksione.

“Si aksionar gjithmonë kam qenë më i madhi, unë në vitet e fundit jam kyç në kohën e pandemisë sepse kam pas kohë më shumë me qenë afër klubit. Nuk kam pas shumë punë me biznesin tem andej (në Zvicër). Ai (Remzi Ejupi) ka dhënë deklarata në media se është tërhequr, se e di që në mbledhje të Kuvendit të klubit do të përkthehen aksionet, pra e ka para prirë punën që me u tërheq, apo ku ta di unë. Por, për momentin qysh edhe i kam thënë Remzisë, duhet të mbahet Kuvendi, me u përkthy aksionet, me u ba një raport financiare me ditë që prej kujt po e marrë klubin”

“Për aksione nuk kam çka mendohem se unë i kam blerë. Unë e kam thanë që jam mbi 50 për qind, se janë kontratat që i kam blerë prej tyre. Unë besoj që shumë shpejtë ka me u mbajt Kuvendi, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër, nuk e di arsyen pse nuk po mbahet. Unë prej vitit të kaluar kam kërkuar ndryshime, nuk janë bërë. Ai (Remzi Ejupi) e ka gjuajtur pak topin te unë për dy vitet e fundit. Por kur jemi bërë kampionë, ai dilte në televizione për të marrë meritat. Realisht unë i kam nejt gati klubit shumë vitin e kaluar dhe nuk u mbajtë Kuvendi, nuk u bë asnjë ndryshim në klub, nuk u ndryshua kryesia e klubit dhe vazhduan me avazin e vjetër” .

Aksionet e Afrim Muçiqit – Në gusht të vitit 2020, Insporti pati raportuar se Prishtina ishte bërë me aksionar të rinj pasi Afrim Muçiqi ia kishte kaluar aksionet e tij Xhemail Sekiraqës.

Haradini potencoi se aksionet nuk i kishte blerë nga Afrim Muçiqi, por nga dikush i autorizuar për aksionet e tij.

“Po unë besoj që edhe aksionarët tjerë duhen me ardhë, që mos me lanë në këtë gjendje klubin, duhen të na bashkëngjiten dhe me ba përkthimin e bartjen e aksioneve. Unë nuk i kam blerë prej Afrim Muçiqit. Afrimi e ka deleguar dikë, që është i autorizuar me kontratë të noterit. Personi që i kam blerë unë, ka qenë i autorizuar për aksionet e tij. Janë transaksionet bankare, janë kontratat me noter, gjithçka është e noterizume”.

https://insajderi.org/gara-mes-remzi-ejupit-dhe-haradinit-se-kush-eshte-me-i-forti-demtoi-rende-gramoz-vokrri-nenshkrimet-e-prishtines-jane-jo-valide/?fbclid=IwAR0H16KcUYvTZ4OCjndBxlNAhFWpaF09f5vZ5DOzSUvoit_BsuQR11a2q-w

Dy aksionarët kryesor të klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi dhe Rrahman Haradini, ne vitet e fundit janë përplasur me deklarata se kush është aksionari më i madh.

Ejupi ka thënë se klubin në dy vitet e fundit financiarisht e ka udhehequr Haradini dhe se është larguar nga drejtimi i klubit.

Lidhur me këtë Haradini potencoi se ai posedon 35 % të aksioneve, teksa Ejupi ka vetëm 16% të tyre:  “Unë edhe sot jam aksionari më i madh, kam 35 për qind të aksioneve, ai ka 16 për qind. Në qoftë se shkojmë me për qindje. Në qoftë se hina me kqyr kush sa ka futur para, duhet me bë një raport financiar. Por gjithsesi jam më i madhi në klub. Kështu që duhet të bëhet një bord i ri, një kryesi e re, nashta pse jo me pru edhe një bord profesional qysh iu kam thënë edhe para dhjetë vjetëve “hajde e bajmë një bord profesional”. Nuk jemi asnjë njohës mirë të sportit, gjithë jemi biznismena. Të bëjmë një bord profesional, që merren me këtë punë, na iu qëndrojmë prapa”.

Bazuar në (Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve Kosovare), ARKB, Rrahman Haradini posedon 34.8 për qind të aksioneve, që kapin vlerën 515,220.00 mijë euro, ndërsa i dyti është Ahmed Kurtolli me 17.61 për qind, që kapin vlerën e 260,660.00 €.

Teksa, Remzi Ejupi posedon 16.6 përqind të aksioneve që kapin vlerën e 245,740.00 mijë eurove. /Insporti.com/

-->