Rrëfimi i ekipit të sigurisë së Ozilit: Paralajmëruan që do të rikthehen për ta vrarë Mesut Ozilin

Futboll 05 Shkurt 2020 12:18

Mesut Ozil përsëri ishte cak i një sulmi nga persona të pa njohur. Ozil është kërcënuar me vdekje në prani të nënës së tij, shkruan Insporti.com.

Salaman Ekinci dhe Ferhat Ercun janë të akuzuar për kërcënimet në shtëpinë e yllit të Arsenalit në Londrën e Veriu.

Ekipi i sigurisë së yllit të Gjermanisë kanë deklaruar për gjykatën se me tetë gusht janë kërcënuar.

Kemil Sezer ka treguar se ai ishte duke e ruajtur shtëpinë 10 milionëshe të Ozilit pas një sulmi më parë.

Image

 

I ndihmuar nga përkthyesi turk, ai i tregoi gjykatës se pa dy njerëz rreth orës 19:30, para se të riktheheshin më pas tre orë më vonë.

“Ata bërtitën në gjuhën turke, duke ofenduar nënën e Ozilit dhe se paralajmëruan që do të rikthehen për ta vrarë Mesut Ozilin. Ne filluam t’i ndiqnim ata, ne u zemëruam pasi Ozil ishte sulmuar edhe më parë dhe kishte përjetuar gjëra të ngjashme”, deklaroi Sezer.

I pyetur nga prokurori se si dihet, ai tha: “I stresuar, Mesut Ozil është dashur nga njerëzit turq”.

 

-->