Rrëfimi prekës i Mane: Kështu i shpëtova urisë dhe varfërisë

Futboll 01 Prill 2019 09:01

Superylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka rrëfyer rrugëtimin e tij që është dashur të bëjë për të kaluar nga futbolli në rrugët e Sengal, drejt sfidës për titullin kampion në Premier League.

Mane është shndërruar në një nga futbollistët kyç të trajnerit gjerman, Jurgen Klopp, në misionin e vështirë për ta fituar titullin e kampionit.

 

“Nuk ishte një rrugëtim i lehtë, kur dëshiron të shpëtosh nga varfëria dhe uria, bën mrekulli për të mbijejtuar dhe kur sheh një shans e shfrytëzon atë”, deklaroi Mane për “The Sunday Mirror”.

I zbuluar te francezët e Metz, më pas i transferuar te Red Bull Salzburg dhe Southampton, Mane këtë sezon ka shpërhtyer me 20 gola në të gjitha kompeticionet, nga të cilët 11 në 11 ndeshjet e fundit.

“Trajneri më ka besuar që kur erdha te Liverpool dhe unë përpiqem të shpërblej besimin e tij. Kam bërë rrugë të gjatë që nga rrugët në Dakar. Jo të gjithë djemtë afrikanë bëhen profesionistë në Europë dhe këto kujtime më kanë ndihmuar që të mos dorëzohem kurrë”, tregoi Mane. /Insporti.com/

-->