Rregulli i çuditshëm i FIFA-s që do t’ia mundësonte Arsenalit transferimin e James për vetëm 5 milionë euro

Futboll 16 Janar 2019 19:03

Fansat e Arsenalit kanë qenë, me plot të drejtë, të ngazëllyer me raportin e “Daily Mail” që e ka lidhur klubin e tyre me një transferim të James Rodriguez.

Ylli kolumbian nuk e ka gjetur hapësirën e duhur te Bayern Munich nën urdhërat e trajnerit Niko Kovac, por talenti i tij është i padiskutueshëm, transmeton Insporti.

Nën drejtimin e Jupp Heynckes më 2017/18, mesfushori ishte një prej yjeve të skuadrës së Bayernit, derisa kjo e fundit fitoi një tjetër titull në Bundesligë.

Mirëpo, Kovac thjesht nuk ka qenë i bindur nga paraqitjet e lojtarit, i cili është aktualisht nën kontratë huazuese dy-vjeçare nga Real Madridi.

 

Rodriguez with Colombia

Bayerni pagoi rreth 14 milionë euro për marrëveshjen huazuese, me obligimin e blerjes permanente për 44 milionë.

Sidoqoftë, pyetja që po e mendojnë të gjithë është; si mund ta transferojnë atë “Topçinjtë” nëse është ende i huazuar te Bayerni, por i regjistruar te Reali?

Epo, kjo mundësi është e hapur krejt falë një rregulli interesant të FIFA-s.

Artikulli 5.3 në rregulloren e FIFA-s për transferimet potencon: “Lojtarët mund të regjistrohen deri në tre klube gjatë një sezoni. Dhe gjatë kësaj periudhe, lojtari është legjitim të luajë ndeshje zyrtare për dy klube.”

 

James Rodriguez

Mirëpo, Arsenali duhet t’i paguajë Bayernit 5milionë euro për pjesën e mbetur të huazimit të tij në mënyrë që ta transferojë James. /Insporti.com/

-->