Rregulli i ri i FIFA-s nuk lejon Zeqirin, Tomën dhe Berishën të veshin fanellën e Kosovës?

Futboll 11 Maj 2021 15:21

Rregulli i ri FIFA-s për futbollistët 21 vjeçar të cilët dëshirojnë të ndërrojnë Kombëtaret, do të ketë ndikim edhe në Përfaqësuesen e Kosovës, shkruan Insporti.com.

FIFA ka vendosur një rregull se në rast një futbollist paraqitet për grupmoshat U-21 për një shtet të caktuar, atëherë ai nuk do të mundet të paraqitet për një shtet tjetër.

Këtë problem aktualisht e ka dhe Kombëtarja e Shqipërisë me mesfushorin Nedim Bajrami, i cili nuk ka arritur të zhvillojë ndeshjen me kombëtaren, përkundër se është grumbulluar dhe pajisur me pasaportën shqiptare.

Padyshim, se nga ky vendim i FIFA-së do të dëmtohet rëndë edhe Përfaqësuesja e Kosovës si dhe Kombëtarja e Shqipërisë.

“Dardanët” janë duke pritur disa futbollistë që deri më tani janë inkuadruar me grupmoshat U21 të Zvicrës dhe Gjermanisë siç janë Andi Zeqiri, Toni Domgjoni, Bastien Toma dhe Mërgim Berisha, por duket se me rregullat e reja të FIFA-së, këto lëvizje nuk do të bëhen realitet.

Për futbollistët si Bastien Toma dhe Andi Zeqiri, kryetari i FFK-së Agim Ademi kishte premtuar publikisht se këta dy futbollistët do veshin fanellën e Kosovës, madje edhe e ka prezantuar me fanellën sulmuesin Zeqiri.

Vjen reagimi i Agim Ademit: Andi Zeqiri për Kosovën ka nënshkruar  fillimisht në zemër e pastaj në letër - Telegrafi

Një rast i ri dhe po i njëjti ka ndodhur edhe me futbollistin Borna Sosa.

Gjermania i kishte bërë shtetësinë kroatit Borna Sosas dhe ishte gati ta ftonte në mars, por ky rregulli i FIFA-së e ka bërë të pamundur.

Kjo krejt për shkak se ai në moshën 21-vjeçare është aktivizuar me Kroacinë U21.

May be an image of 1 person and standing
Borna Sosa

Drejtori i Kombëtares së Gjermanisë, Olivier Bierhoff deklaroi se FIFA i ka lajmëruar që rregullat kanë ndryshuar këtë vit dhe se kjo lëvizje ështe e pamundur dhe që do të heqin dorë.

-->