Rregullorja për koronavirus – ja çfarë ndodh me ekipet në rast se një lojtar rezulton pozitiv me Covid19

Futboll 02 Qershor 2020 14:02

Ditën e nesërme do të rifillojë kampionati në Shqipëri, pas një pauze të gjatë për shkak të shpërthimit të pandemisë. Rifillimi i kampionatit do të jetë me disa ndryshime, teksa do të ketë rregulla për sigurinë nga Koronavirusi.

Në rregulloren për virusin të hartuar nga FSHF-ja, ka disa pika që të gjithë duhet t’i respektojnë.

Një nga to është edhe kur një lojtar rezulton pozitiv me virus, teksa në rregullore thuhet se nuk duhet raportim i menjëhershëm në media, por të izolohet menjëherë.

Në rregullore thuhet se klubet si masë paraprake nëse një lojtar rezulton pozitiv duhet të “sigurojnë një numër të konsiderueshëm futbollistësh në finalen e sezonit.”

protokolli (1)

-->