Rrëqethëse: Ja si përkujtohen 49 viktimat në Zelandën e Re (VIDEO)

Futboll 15 Mars 2019 23:55

Ngjarja makabër në qytetin e Christchurch të Zelandës së Re, me protagonistë të raportuar tre persona, njëri prej të cilëve i identifikuar si Brenton Tarrant, shënoi plot 49 të vrarë, të gjithë myslimanë të ekzekutuar në zonën e xhamive të qytetit. Një tmerr që ka tronditur të gjithë botën, veçanërisht atë pjesë të besimit islam.

Kështu, në shenjë solidarizimi me viktimat e aktit terrorist të ndodhur në Zelandën e Re, me familjarët e tyre dhe gjithë besimtarët myslimanë nëpër botë që në këto momente përjetojnë dhimbjen e humbjes, por edhe kërcënimin nga islamofobia, ndeshja e vlefshme për Superligën turke, mes Fenerbahce dhe Sivasspor ka nisur në një mënyrë krejt ndryshe.

Në stadiumin e skuadrës së Fenerbahce, të qytetit të Stambollit, para ndeshjes nuk është dëgjuar e kënduar himni i Turqisë, sikurse ndodh gjithmonë. Mbrëmjen e të premtes, stadiumi i Fenerbahces ka rrëqethur të gjithë teksa i gjithë publiku ka thërritur: “Zoti është i madh”.

Në shenjë solidarizimi me të vrarët në Zelandë të Re, në Turqi fillimi lojës nuk niset me himnen e Turqisë por me TEKBIRA… ❤️ ALLAHU EKBER ALLAHU EKBER. LA İLAHE İLLALLAHU VALLAHU EKBER. ALLAHU EKBER VE LİLLAH’İL HAMD

Gepostet von Adem Ramadani am Freitag, 15. März 2019