Rron Broja: Derbi do jetë kthesa në rezultatet pozitive

Futboll 28 Shtator 2019 11:33

Mesfushori nga Mitrovica, Rron Broja beson do të arrijë fitore qysh në derbin e tij të parë, shkruan Insporti.com.

Djaloshi nga Kosova pritet të thotë ‘fjalën’ e tij në derbin më të madh të Kategorisë Superiore Shqiptare, ndaj Tiranës. Derbi lokal që do të zhvillohet këtë diele, do të jetë shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat. “Derbi do të jetë kthesë për rezultate pozitive”, deklaroi Broja për Insportin.

Kampioni në fuqi i Shqipërsë, Partizani nuk e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë. Në këtë derbi do të futet si skuadra e gjashtë më e mira në kampionat pas shtatë xhiro të zhvilluara.“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, do t’ia dalim ndaj Tiranës. Do të jetë një ndeshje shumë interesante, edhe pse nuk kemi filluar sezonin jo shumë mirë”.

Broja që me fanellën e “Demave të Kuq” debutoi në ndeshjen kualifikues për Ligën e Kampionëve ndaj Qarabag, thotë se është shumë i lumtur në Partizan. “Te Partizani më kanë pritur jashtëzakonisht mirë, do të mundohem të flasë në fushë me ndeshje të mira”, ka shtuar ish mesfushori i Trepçës 89’.

Image may contain: 2 people, people standing and indoor
Broja fitoi Superkupën e Shqipërisë, duke nisur karrierën në futbollin shqiptar me trofe

 

Mesfushori 23 vjeçar deri më tani ka zhvilluar tri ndeshje për kampionin aktual, i cili në këtë sezon është duke u drejtuar nga trajneri italian, Franko Lerda.

Partizani pas pesë xhiro të zhvilluara renditet në pozitën e gjashtë me tetë pikë, ndërsa rival i qytetit, Tirana është lidere me dhjetë pikë.

Derbi i rivalëve të përjetshëm do të zhvillohet të nesërmen me fillim të orës 19:00. /Insporti.com/

 

-->