Rruga drejt Tiranës/ Leicester, Marseille dhe PSV kualifikohen në çerekfinale të Conference Ligës

Leicester City, PSV dhe Marseille janë tre skuadrat e para çerekfinaliste të Conference League, kompeticion ku fituesi i parë në histori do të shpallet në finalen që do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj.
PSV shënoi sërish katër gola përballë Copenhagen. Takimi i luajtur në Holandë përfundoi në barazim 4-4, ndërsa sfida e kthimit nuk kishte histori. Zahavi (2x), Goetze dhe Madueke i dhuruan ekipit holandez triumfin me “poker” në tokën daneze dhe kualifikimin në tetë më të mirët e turneut.
Festë edhe te Marseille, që mposhti sërish 2-1 Baselin, këtë radhë në Zvicër. Taulant Xhaka luajti 82 minuta për vendasit, që kaluan në avantazh pas një ore lojë, por ekipi francez, që humbi një penallti në pjesën e parë, përmbysi gjithçka falë golave të Cengiz Under dhe Rongier në 15 minutat e fundit. Duelet çerekfinale do të luhen më 7 dhe 14 prill.
