RTK nuk transmeton ndeshjen e Muriqit, paneli i ftuar po diskutojnë ndeshjen Valencia – Cadiz

Kombëtarja 02 Shkurt 2022 20:49

Radio Televizioni i Kosovës e ka parë më të rëndësishme transmetimin e ndeshjes Valencia – Cadiz në kuadër të Kupës së Mbretit të Spanjës, se sa debutimin e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqit me skuadrën e Mallorcas.

Redaksia e sportit e RTK-së ka bërë një emision për ndeshjen Valencia – Cadiz e cila nis nga ora 21:00, me panelin prej Visar Zogianit, Qëndresa Krelani “Qeqa” dhe Besart Cecelia.

Ky panel po diskutojnë për formacionet e Valencias dhe Cadizit, ndërsa Muriqi në anën tjetër është duke zhvilluar ndeshjen e tij të parë me fanellën e Mallorca.

Një veprim tejet i cuditshëm nga RTK, duke e ditur se Muriqi sonte bëri debutimin në futbollin spanjoll.

Muriqi ka nisur ndeshjen nga minuta e parë kundër Rayo Vallecanos, ndeshje e vlefshme për Kupën e Mbretit të Spanjës.

Reprezentuesi i Kosovës ditë më parë kompletoi transferimin e tij në skuadrën spanjolle nga Lazio në formë të huazimit.

Ish-sulmuesi i KF Lirisë dhe Fenerbahces këtë sezon ende nuk ka shënuar gol. /Insporti.com/

-->