RTK vë në lajthitje publikun, pretendon se Ronaldo i bën reklame televizionit publik të Kosovës

Futboll 25 Tetor 2020 12:11

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është njëri ndër futbollistët më të mirë në histori të futbollit dhe padyshim sportisti më i njohur në botë, shkruan Insporti.

Portugezi testoi pozitiv për Covid 19 gjatë javës së kaluar sa ishte në detyrë me kombëtaren e Portugalisë për sfidën ndaj Francës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Gjendja e 35 vjeçarit është e mirë dhe ai është futur në karantinë, ndonëse nuk ka shfaqur asnjë simptom të virusit. Disa ditë më parë, ai publikoi një fotografi në rrjete sociale ku shihej në formë të mirë fizike.

Serie A: Cristiano Ronaldo sorprende con un radical cambio de look durante  su cuarentena | MARCA Claro México
Cristiano Ronaldo

Faqja zyrtare e programit të sportit në Televizionin Publik të Kosovës në llogarinë e saj në Facebook, ka publikuar fotografinë e njejtë me një editim në fanellën e lojtarit ku shihet logoja e RTK-së.

Një veprim i tillë, në pamje të parë duket pa sherr, por kur kujtojmë faktin që Cristiano Ronaldo ka kontratë të veshjes me NIKE, markën e njohur amerikane e cila e paguan portugezin mbi 16 milionë euro në vit për sponsorizim, atëherë del që shakja e televizionit publike, përveç që është pa shije është edhe e rrezikshme.

Cristiano Ronaldo's Stunning €162 Million Nike Deal Includes €4 Million  Ballon d'Or Bonus - SPORTbible

Çështja e reklamave dhe sponsorizimeve rregullohet me ligj dhe norma civile pozitive, ndaj ekziston rreziku i një padie, ku RTK do detyrohej të paguante një gjobë të madhe me parat e taksapaguasëve kosovarë.

Për më tepër, edhe pas reagimeve nga komentuesit e ndryshëm, faqja vetëm është përgjigjur ironikisht duke mos i cilësuar si “kritika” të mirëfillta me një fotografi të komedianit të njohur anglez, Rowan Atkinson.

Kujtojmë që RTK, si transmetues publik kombëtar financohet nga buxheti i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku ka buxhet vjetor mbi 8 milionë euro dhe jo rrallë herë kanë munguar kritikat për progam të varfër dhe mungesë të profesionalizmit./Insporti.com/



-->