Rugani i prekur nga koronavirusi bën gjestin e madh

Futboll 15 Mars 2020 11:02

Juventusi ka publikuar një video në “Twitter” ku shfaqet mbrojtësi Daniele Rugani, teksa bën thirrje për të dhuruar para që të ndihmohen spitalet e Torinos.

25 vjeçari Rugani, i cili ishte rasti i parë i konfirmuar me COVID-19 në kampionatin italian, jo vetëm që nuk e lejon virusin e tmerrshëm ta trembë, por shkon dhe më tej duke bërë thirrje të gjithëve të kontribojnë në luftën kundër Koromavirusit.

“Unë gjithashtu, së bashku me Juventusin, kam marrë pjesë në fushatën për mbledhje fondesh që do të shkojnë për spitalet e Torinos dhe Piedmontit. Edhe ju mund të kontribuoni. Le të tregojmë se jemi të bashkuar, pavarësisht se ndodhemi larg njëri-tjetrit,” apeloi Rugani.

-->