Ruiz: Mos guxoni të ma sillni afër Drake-un

Boks 05 Qershor 2019 19:34

Tani që Andy Ruiz Jr është kampion, ai e di se do të jetë shumë më shumë në qendër të vëmendjes. Derisa një pjesë e asaj vëmendje është e mirë, pjesë të tjera të saj mund të mos jenë të mirëseardhura, apo më keq, të pafata.

Kjo mund të shpjegojë përse 29-vjeçari nuk dëshiron ta ketë afër këngëtarin e famshëm amerikan, Drake.

Në një intervistë me TMZ – boksieri amerikan me prejardhje meksikane, i pari kampion i botës në kategorinë e rëndë pas fitores tronditëse ndaj Anthony Joshuas të dielën në SHAB – përveç pyetjeve të rëndësishme u pyet edhe për Drake.

I pyetur për mallkimin Drake, Ruiz u përgjigj: “As mos guxoni ta sillni afër meje Drake”. Kjo i bërë tifozët të shpërthejnë në brohoritje.

 

Ruiz mund të ketë arsyeje për të qenë supersticioz. Në mars, Joshua e publikoi në Twitter një fotografi me Drake. Në përshkrimin e saj, britaniku shkroi: “Do ta thyej mallkimin më 1 qershor”

Por, Joshua nuk e theu mallkimin pasi u rrah keq nga Ruiz duke e puthur dyshemenë katër herë në 7 runde.

Mallkimi Drake është bërë hit në rrjetet sociale, pasi ekipet apo sportistët që kanë bërë fotografi më të kanë dështuar në ndeshjet apo meçet në sportet e tyre përkatëse.