Ruiz tregon si ndodhi “Grushti i Zotit”

Sporte luftarake 01 Nëntor 2019 18:30

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë ndaj Anthony Joshua në meçin që do të zhvillojnë më 7 dhjetor, në Abu Dhabi. Duke folur për këtë revansh, meksikani shprehet se do të luftojë sërish për fitore, ashtu sikurse në përballjen e parë. Në atë duel ai befasoi të gjithë, kur hodhi “KO” Joshuan në ring.

“Unë nuk dueloj për të vrarë rivalët e mi në ring. Nuk mendoj se edhe Zoti e dëshiron këtë gjë, por ai dëshiron që unë të fitoj dhe t’u tregoj të gjithëve se janë gabuar me mua. Kush dyshonte në aftësitë e mia ishte gabim. Ndaj dhe u shpreha se ishte një grusht i Zotit ai që hodhi “KO” Joshua në duelin e parë”, tha Ruiz.

“I thashë Joshuas në fytyrë që në duelin e parë, që ishte një grusht i ardhur nga Zoti, sepse jam lutur shumë që të më jepej mundësia për të zhvilluar atë duel. Ishte mundësia e artë e jetës time dhe unë e shfrytëzova në maksimum atë. Edhe në këtë përballje të dytë do të bëj më të mirën time për të fituar sërish”, tha Ruiz.

-->