Rummenigge: Ai është më i miri që ka parë historia

Futboll 24 Janar 2020 21:24

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge i ka thurur lavde kapitenit të skuadrës, Manuel Neuer, duke e konsideruar atë si portierin më të mirë që ka parë ndonjëherë historia e futbollit.

Në një intervistë për “Munchner Merkur”, dy herë tuesi i “Topit të Artë” ishte kategorik në përshkrimin e portierit që ka mbrojtur besnikërisht portën e bavarezëve në tetë sezone e gjysmë, duke regjistruar 124 ndeshje pa pësuar gol në 234 aktivizime në Bundesligën gjermane.

“Unë i kam parë të gjithë. Sepp Maier, Oliver Kahn dhe tashmë Manu. Kam respektin më të madh për Sepp dhe Oli, janë portierë të klasit botëror, por Manuel ka bërë diçka tjetër. Ai e ngriti rolin e portierit në një nivel krejt tjetër. Neuer është më i miri që ka parë historia botërore”, deklaroi Rummenigge.

-->