Rummenigge: Po, jemi të interesuar për këtë futbollist

Futboll 07 Shkurt 2020 10:10

Tash e një kohë, emri i Leroy Sane është duke u lidhur për një kalim te Bayern Munich nga Machester City.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryetari ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge i cili ka thënë se janë të interesuar për yllin e Cityt, Leroy Sane, por po e presin afatin kalimtar të verës.

 “Nuk dua të them asgjë për lojtarët që janë nën kontratë me klube të tjera ose të shkaktojë konflikt me Manchester Cityn. Një interesim për Leroy Sane? Nuk dua ta mohoj ose ta konfirmoj atë. Ne do të bëjmë punën tonë dhe jam i sigurt se do të kemi një ekip shumë konkurrues në fushë sezonin e ardhshëm”, përfundoi i pari i Bayernit.

Për lojtarin thuhet se interesim ka shprehur edhe gjiganti italian, Juventusi.

-->