Rusët paguajnë miliona për Mourinhon
Futboll
06 Mars 2018
10:50

Jose Mourinho do të jetë i angazhuar si analist gjatë Kampionatit botëror 2018. “Special One” do të jetë analist i “RT” për katër ndeshje duke përfituar 400 mijë funte për çdo duel. Rrjeti televiziv Russia Today kohëve të fundit është në një ekspansion global dhe po tenton të shtrijë ndikimin e vet edhe në sport. Zhvillimi i Kampionatit Botëror në Rusi është rast ideal për Moruninhon, i cili që nga koha e angazhimit në Chelsea nga Roman Abramovich, ka treguar afinitet të veçantë ndaj milionave që japin patronët rusë.
Mourinho edhe në të kaluarën ka qenë analist në gara të mëdha ndërkombëtare.
Në total, ai do të marrë rreth 1.6 milionë funte.