Rusi-Belgjikë: Gabimi katastrofal i Courtois rezulton me gol

Thibaut Courtois sigurisht mezi kishte pritur pushimin ndërkombëtar, pas rikthimit të Zinedine Zidanes te Real Madridi.
Belgu u desh të pajtohej me një vend në bankën rezervë në fitoren 2-0 kundër Celta Vigos në fundjavë, derisa Keylor Navas startoi në portë, transmeton Insporti.
Mirëpo, Kombëtarja e Belgjikës e aktivizoi atë nga minuta e parë në ndeshjen kualifikuese kundër Rusisë mbrëmë.
Ish-portieri i Chelseat ishte protagonist i një prej gabimeve më trashanike që do të shohim gjatë tërë sezonin.
Derisa Belgjika po mundohej të ndërtonte sulme nga mbrojtja, Courtois thjesht e mbajti topin shumë gjatë, duke shkaktuar humbje ekuilibri dhe një pasim drejt e në këmbët e Denis Cheryshevit, i cili shënoi në portën e zbrazët.
Shikoni momentin në videon e mëposhtme. /Insporti.com/
#Courtois #EURO2020 pic.twitter.com/n8VbhVo3Q8
— Patrick Kearns (@16fachy) March 21, 2019