Rusi e mposht serbin në Paris

Tenis 04 Nëntor 2018 20:10

Karen Khachanov ka bërë befasinë, duke e mposhtur Novaj Djokovicin në Mastersin e Parisit.

Tenisti rus mposhti favoritin e madh, serbin Novak Djokovic duke fituar turneun e Paris Masters.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky për 22-vjeçarin pasi ishte turneu i parë Masters 1000 që fiton në karrierë.

Djokovic i cili shpenzoi shumë energji një ditë më parë për të mposhtur rivalin e tij të madh Roger Federer, u dorëzua pa kushte përballë numrit 18 të botës i cili pritet të ngjisë shumë shkallë pas këtij triumfi në renditjen e re të ATP që do të publikohet këtë të hënë.

Finalja e turneut 1000 pikësh të Parisit përfundoi 2-0 me sete në favor të Kchacanov me shifrat 7-6 6-4 në 1 orë e 39 minuta lojë.