Rusi i’a fiton Shqipërisë medaljen e artë

Tokio2020 12 Qershor 2021 17:53

Një lajm i jashtëzakonshëm ka ardhur nga Kroacia, aty ku në qytetin e Osijekut po zhvillohet kampionati i botës në gjimnastikë.

Shqipëria me gjimnastin Matvei Petrov, kanë arritur të fitojnë medaljen e artë.

Trajneri i tij Alon Hasa bëri të ditur lajmi e madh.

Matvei është rusi që garon për Shqipërinë dhe po mban lart flamurin kuqezi në botë.

Matvei dhe Aloni janë bërë dy ambasadorë të shkëlqyeshëm të gjimnastikës shqiptare, ndërsa synimi madhor janë Lojërat Olimpike në Tokio, ku Matvei pretendon medalje ari.

-->