Rusia arkëton pikët e para – Finlanda kundërshtar inferior

Futboll 16 Qershor 2021 17:07

Pas humbjes nga Belgjika në ndeshjen e parë, Rusia sot e ka rrëmbyer tri pikët e para në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Ata kanë triumfuar ndaj Kombëtares së Finlandës me rezultat minimal 1-0.

Golin vendimtar në këtë ndeshje e realizoi Miranchuk në minutat shtesë të pjesës së parë.

Momentalisht në këtë grup Rusia e mban pozitën e dytë me tri pikë, kurse Finlanda në të tretin me po aq pikë.

-->