Rusia fillon sulmet në Ukrainë – reagon kryetari i Kievit, Vitali Klitschko
Sporte të tjera
24 Shkurt 2022
10:16

Kryetari i Kievit dhe ish kampioni i botës në boks, Vitali Klitschko ka reaguar pas nisjes së luftës në Ukrainë.
Ai tha se po luftojnë për vendin e tyre dhe se duhet që menjëherë të fillojnë sanksionet ndaj Rusisë.

“Situata në Kiev është nën kontroll për momentin, por sigurisht janë nervozë. Ne jemi në luftë dhe luftojmë për vendin tonë, por kemi nevojë për mbështetjen e gjithë botës dhe sanksionet vërtet të dhimbshem kundër Rusisë menjëherë”, tha ai.
Orëve të para të së enjtes, Rusia filloi bombardimet ndaj Ukrainës.