Rusia shkarkon trajnerin Stanislav Cherchesov

Futboll 08 Korrik 2021 18:53

Selektori i Rusisë, Stanislav Cherchesov, është shkarkuar të enjten, dy javë pas eliminimit në fazën e grupeve të “Euro 2020”.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Rusisë, Alexander Dyukov, ka thënë se vendimi për të ndërprerë bashkëpunimin pesëvjeçar dhe Cherchesovin është marrë pas diskutimeve me të.

“Së bashku me Stanislav Cherchesovin kemi marrë vendimin për të ndërprerë kontratën e tij”, ka thënë Dyukov në një komunikatë.

“Federata e Futbollit e Rusisë do të fillojë të kërkojë kandidatë për pozitën e kryetrajnerit për ta përgatitur ekipin për ndeshjet kualifikuese të Botërorit të vitit 2022”.

Cherchesov ka thënë se pesë vjetët në krye të Rusisë mbesin të paharruara për të. Ai ka falënderuar të gjithë lojtarët me të cilët ka punuar gjatë kësaj periudhe.

-->