Rusia U19 – Kosova U19, ndeshja u mbyll me këtë rezultat

Kombëtarja 13 Nëntor 2019 16:00

Kosova U19 ka barazuar me Rusinë U19 në kuadër të kualifikimeve për Euro U-19.

Kosova u takua me Rusinë në Kardif të Uellsit, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin Euro U19, shkruan Insporti

Për Kosovën në këtë ndeshje realizoi mesfushori Adonis Aliu, në minutën e 11-të, për epërsinë 1:0 të “Dardanëve”.

Ndërkaq, për rusët barazoi Igor Shkolik, vetëm një minut më vonë.

Në ndeshjen e parë në grupin I të kualifikimeve të Kosovës, bëjnë pjesë edhe Uellsi e Polonia. /Insporti.com/

-->