Ruud Gullit shpjegon si Chelsea mund ta ndal Barcelonën

Futboll 20 Shkurt 2018 08:47

Dikur lojtarë i Milan e në fund edhe tek Chelsea ku e përfundoi karrierën, holandezi Ruud Gullit shpjegon se cilat gabimet nuk duhet t’i bëjë skuadra e “Bluve” të Londrës, nëse dëshiron ta evitojë humbjen nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Gullit thotë se Chelsea nuk duhet të koncentrohet që ta mbulojë vetëm argjentinasin Lionel Messi, pasi në këtë rast do të mposhten nga Brcelona. Fokusi i londinezëve sipas Gullit duhet të jenë lojtarët përreth Messi-t, pasi aty është çelësi i lojës sipas tij.

Messi pa dyshim që është qendra e vëmendjes, mirëpo holandezi thotë se lojtarët e Chelsea-t do të bënin gabim të rëndë nëse të gjithë vëmendjen e përqendrojnë vetëm tek ai.

Argjentinasi nuk ka shënuar kundër “Bluve” të Londrës në tetë përballjet e kaluara në mes tyre dhe do të mundohet që sonte në “Stamford Bridge” të lë shenjën e tij.

“Leo Messi-n nuk mund ta ndalësh, nuk mund ta ndalësh, nuk është aty qëllimi. E vetmja gjë që duhet të bësh kur argjentinasi ka topin, është të shikosh përreth tij në lojtarët që janë duke vrapuar, pasi ata janë futen në hapësira shumë shpejt dhe kjo është mënyra se si bëhet kjo gjë, pasi Messi nuk ndalet. Ky është çelësi”, u shpreh Ruud Gullit.

Ish-lojtari i Milan dhe Sampdoria, po ashtu shtoi se Chelsea kanë qenë gjithmonë një skuadër e mirë organizuar, pasi sipas tij Antonio Conte është një italian dhe Gullit i njeh mirë italianët dhe futbollin e tyre.

“Për ta gjëja më e rëndësishme është, që së pari të mbrohen dhe pastaj të sulmojnë. Nëse e shikoni në letër, Chelsea nuk është skuadra më e mirë në garë momentalisht, por ata më herët e patën fituar Ligën e kampionëve pikërisht atëherë kur askush nuk mendonte se do të mund ta bënin. Në do të koncentrohen në një paraqitje ekipore dhe jo në individ, atëherë mund të arrijë gjatë. Nuk janë favoritët në këtë kompeticion, por kjo gjë në fakt mund të jetë një plus i madh për ta”, tha Gullit ne deklaratën e tij. /Insporti.com

-->